Ekspertët ngrenë alarmin: Faturat na rrezikojnë nga këto sëmundje të rënda

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Më shumë se 90% e faturave apo kuponëve tatimorë përmbajnë substanca kimike që mendohet se mund të shkaktojnë infertilitet, autizëm apo diabet të tipit 2, ka zbuluar një studim i ri. Kuponët përmbajnë substanca kimike si Bisfenol A (BPA) dhe Bisfenol S (BPS), të cilat e bëjnë shkrimin më të errët pa pasur nevojë që të përdoret bojë.

BPA, që reagon me receptorët e hormoneve të estrogjenit dhe tiroides, është konsideruar si shkaktare e infertilitetit, autizmit, çrregullimeve ADHD, obeziteti, diabeti i tipit 2, lindjet e parakohshme dhe kalimi i hershëm në fazën e pubertetit.

Arkëtarët dhe punonjësit nëpër supermarkete janë sidomos më të rrezikuar, duke qenë se janë në kontakt të vazhdueshëm me këto substanca kimike.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e ka ndaluar përdorimin e BPA-së në shishet për fëmijë, ndërkohë që pritet që Komisioni Evropian të ndajë përdorimin e kësaj substance kimike tek faturat deri në vitin 2020.

Studimi është kryer nga organizata jofitimprurëse “The Ecology Center”, me rezidencë në Miçigan.

Kush janë më të rrezikuar?

Studime të mëparshme kanë treguar se kasierët dhe arkëtarët kalojnë nëpër duar rreth 30 fatura në orë. Si rrjedhojë ata kanë nivele më të larta të BPA-së dhe BPS-së në gjak dhe urinë. Rreziku është edhe më i madh nëse ata i kanë duart të djersitura ose i prekin faturat pasi kanë aplikuar zbutës apo kremra të ndryshme për duart, duke qenë se kimikatet përthithen më lehtësisht.

Çfarë duhet të bëni për të ulur rrezikun?

Që të minimizoni ekspozimin ndaj substancave kimike si BPA ose BPS, ekspertët rekomandojnë që:

  • Të zgjidhni faturat elektronike nëse është e mundur;
  • Mos jua jepni faturat fëmijëve;
  • I lani duart pasi të prekni faturat;
  • Arkëtarët duhet të veshin doreza kur të printojnë fatura, dhe të lajnë duart mirë e shmangin prekjen e gojës;
  • Nëse i mbani faturat në kuletë, përpiquni që mos t’i mbani në të njëjtin vend me lekët, për të shmangur kështu kontaktin mes tyre;
  • Shmangni kontaktin me produktet ushqimore;

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak