Eksperti shpjegon pse janë helmuar personat në Bulqizë? Ja si dallohet uji me fekale

Eksperti i Industrisë Ushqimore, Abdyl Sinani, në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews ka folur mbi ngjarjen në Bulqizë, ku rreth 56 persona u paraqitën në spital me simptoma helmimi.

Sinani tha se shkak për këtë helmim, i cili sipas tij nuk është i plotë, mund të jetë bërë bashkimi i ujërave të zeza me ujin e pijshëm.

Sipas tij, nëse uji i pijshëm ka përmbajtje edhe të ujërave të zeza, jep djarre, që është sipas tij faza e parë e helmimit.

Ai shtoi se uji i pijshëm dallohet nga ngjyra dhe era nëse ka përmbajtje fekalesh brenda.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Zakonisht kur bashkohen ujërat e zeza me ujin e pijshëm, këto krijojnë protozearët që japin diare. Duke dhënë diare është jo helmimi i plotë. Pra është faza e parë që mund të kenë diare dhe marrje mendsh.

Nga kjo ndodh zakonisht, kur bërzihen ujërat e zeza me të bardhat. Ujërat e zeza janë zbutur, pasi kanë kaluar një pjesë. Pastaj vijnë bakteret, myket dhe viruset. Kjo kërkon një kujdes së jashtëzakonshëm. Pra gjysmë helmim. Dallohet menjëherë përzierja e ujit, pasi fillimisht ndërron ngjyrë uji. Derisa ndërron ngjyrë, specialistët duhet ta ndalojnë menjëherë.

Pra kjo është faza e parë që krijohen protozoarët që japin diare. Kjo mjekohet menjëherë. Nëse nuk janë nga ujërat e zeza, atëherë është nga burimet që merret. Nga puset. Nëse merret ujë nga puset, duhen bërë analizat, që peashi i tyre, aciditeti, të mos jetë i ulët nën 6 dhe jo mbi 8”, tha Sinani.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë