Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta
Çdo herë që ekspozoheni ndaj diellit, ju duhet të mbani lëkurën të hidratuar, dhe për ta mbrojtur atë duhet të përdorni rregullisht kremin me filtra mbrojtës.
Megjithatë, njerëzit ekspozohen shpesh ndaj diellit pa përdorur krem me filtra mbrojtës, gjë e cila le njolla të errëta në lëkurë. Patatet të kombinuara me karrota mund të jenë efektive për të eliminuar njollat e errëta. Ato përdoren shpesh për qëllime kozmetike, për të përmirësuar çehren, zbutur acarimet, dhe shndritur lëkurën.
Maskë me patate dhe karrota:
Përzieni lëng patate me lëng të një karrote, dhe aplikojeni atë në lëkurë. Lereni përzierjen të veprojë për 25 minuta dhe lani fytyrën me ujë të ftohtë. Këtë maskë përsëriteni 2 herë në javë për rezultate të mira.
Burimi:healthyfoodhouse/shëndeti.com.al

