Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Pothuajse të gjithë njerëzit përballen me këtë problem që nuk është aspak estetik. Zakonisht pikat e zeza dalin në hundë, mjekër dhe ballë. Ju duhet ta pastroni fytyrën çdo ditë në mënyrë që lëkura të shtresohet dhe këto pika të zeza të eleminohen. Një mënyrë mjaft efektive do të ishte ta lanit fytyrën me çaj kamomili çdo ditë para se të shkoni të flini. Çaji i kamomilit ka veti anti-inflamatore dhe qetësuese.
Një maskë mjaft e mirë për heqjen e pikave të zeza mund ta përgatisni në shtëpi. Përzieni 4 lugë çaji sodë buke me një filxhan ujë të ngrohtë. Aplikojeni maskën në zonat problematike për 10 minuta derisa ajo të thahet. Më pas shpërhajeni fytyrën me ujë të ngrohtë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë proçedurë një herë në 2-3 ditë. Rezultatet do të jenë të dukshme në pak ditë./ Burimi: steptohealth


