Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Plakja sjell disa probleme shëndetësore, e bashkë me to edhe rrudhat.
Zakonisht gratë përdorin metoda të ndryshme për të eliminuar këtë problem, të tilla si kremra fytyre apo trajtime kozmetike. Por asgjë nga këto nuk premton eliminim total të rrudhave. Ja disa alternativa që mund t’ju vijnë në ndihmë në të tilla raste!
Çaj me kafeinë: përmban tanin natyror, diuretik e cila është përdorur nga paraardhësit tanë dhe vazhdon të përdoret edhe sot. Kjo metodë shpesh përdoret nga modelet për eleminimin e qeseve të zeza nën sy. Mbani bustinat e çajit në frigorifer. Kur të ftohen, vendosini qeset në sy dhe mbajini për njëzet minuta. Kjo metodë do të reduktojë inflamacionin dhe do të ulë rrathët e fryra të syve.
Avokado: shumë njerëzve, lodhja ju stimulon krijimin e qeseve të errëta nën sy, të cilat bëjnë që personi të duket më i vjetër në moshë. Nëse nuk keni pasur kohë për pushim, prisni disa feta avokado dhe vendosini nën sy.
Lugë metalike: merrni dy lugë metalike dhe të mbajini ato në ujë të ftohtë për disa minuta. Pas kësaj, vendosni pjesën e poshtme të lugës nën sy për 30 deri 60 sekonda. Metali i ftohtë do të largojë lodhjen nga sytë dhe në të njëjtën kohë do të ju japë energji.
Kujdes: Nëse ndonjë nga përbërësit ju bën alergji, konsultojuni me mjekun dermatolog
Burimi: http://myilifestyle.com/https://shendeti.com.al


