Embolia pulmonare shkaku më i zakonshëm i vdekjeve, cilat janë simptomat e saj

Embolia pulmonare është shkaku më i zakonshëm i vdekjes në racën njerëzore, pas sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe sëmundjeve malinje.

Enjtja e këmbës është simptoma kryesore e një trombi, e cila shoqërohet me dhimbje të mëdha dhe shumë shpesh me skuqje. Kjo është pikërisht shenja se vena është inflamuar. Enjtja mund të shfaqet kudo, por më së shpeshti shfaqet në këmbë për shkak të numrit të madh të venave.

Ndër simptomat tipike janë vështirësia në frymëmarrje, dhembje në kraharor, depulesë, këputje, etj, por pacientët mund të jenë dhe asimptomatik. Ekografia është masë parandaluese për emboli pulmonare dhe trombozë. Gjithashtu, temperatura ndonjëherë mund të jetë një nga simptomat e formimit të trombit. Nëse ka një inflamacion të madh, trupi do të përgjigjet me temperaturë.

Gjëja më e rëndësishme për shfaqjen e trombozës është gjendja e gjakut, ka sëmundje të caktuara të gjakut në të cilat dihet se tromboza është më e zakonshme.

Meqenëse embolia pulmonare ka një gamë të gjerë manifestimesh, duke filluar nga mungesa e simptomave deri te shoku ose vdekja e papritur, është thelbësore të ruhet një nivel i lartë dyshimi për të mos humbur rastet klinike të rëndësishme. Rekomandohet kontrolli i rregullt i sheqerit, kolesterolit, pasqyrës së gjakut, si dhe ekografia e barkut një herë në vit tek personat nën 40 vjeç./TCH

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet