Endometrioza: Sëmundja që kap 10% të grave në moshën riprodhuese: Ja simptomat kryesore

nga Daniela Burnazi

Endometrioza është një gjendje në të cilën indi endometrial (rreshtimi i mitrës) migron jashtë mitrës dhe ngjitet në pjesët e afërta të trupit siç janë tubat fallopiane, fshikëza dhe zorrët. Çdo muaj gjatë ciklit menstrual ajo inflamohet dhe bymehet.

“Endometrioza është një zonë lufte” thotë Tamer Seckin, mjek dhe themelues i Fondacionit të Endometriozës në SHBA. Sipas tij, nëse endometrioza nuk trajtohet, është një plagë që nuk do të sherohet kurrë gjatë gjithë jetës riprodhuese tek një grua.

Shpesh problemet me endometriozën ngatërrohen me gjendje të tjera shëndetësore, pasi dhimbjet e barkut që është një nga simptomat kryesore, mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera.

Ja simptomat kryesore që ju njoftojnë se mund të keni endometriozë:

Perioda të dhimbshme: janë një nga simptomat më të zakonta dhe të shpeshta të endometriozës. Mund të shoqërohen me dhimbje dhe/ose fryrje barku.

Perioda të shumta: sasi të mëdha periodash.

Perioda që zgjasin shumë: sipas mjekëve periodat nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 ditë. Nëse vuani nga endometrioza, periodat mund të zgjasin më shumë se 1 javë.

Marrdhënie seksuale të dhimbshme

Lëvizje të dhimbshme të zorrëve dhe urinim i shpeshtë.

Të përziera

Lodhje e vazhdueshme

Probleme me fertilitetin: 30-40% e grave që vuajnë nga endometrioza kanë probleme me pjellorinë.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale