Kryefaqja Aktualitet Epidemiologu Alimehmeti: Varianti Omicron është shumë herë më pak i rrezikshëm se...

Epidemiologu Alimehmeti: Varianti Omicron është shumë herë më pak i rrezikshëm se Delta/ Ja studimi që e vërteton

0
Shpërndaje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetin social studimin më të fundit mbi variantin Omicron të Covid-19, i cili krahasuar me variantet e mëparshme, përfshi edhe atë Delta, është më pak i rrezikshëm. Alimehmeti shkruan se nga të dhënat e sondazheve, Omicron ka një risk shumë më të ulët se Delta apo variante të tjera, lidhur me hospitalizimin e pacientëve.

Gjithashtu ai shprehet se studimi provon se edhe te fëmijët varianti Omicron është shumë më i lehtë se ai Delta. “Infektimet për herë të parë me SARS-CoV-2 në periudhën kur mbizotëron varianti Omicron shoqërohen me ecuri më të lehtë (statistikisht sinjifikante) në krahasim me infektimet për herë të parë në periudhën e mbizotërimit të variantit Delta”, shkruan Alimehmeti.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

Tani është koha të kuptojmë më shumë që të frikësohemi më pak.”
Cit.: Marie Curie

Evidencat shtohen gjithnjë e më shumë mbi riskun më të ulët spitalor të variantit Omicron në krahasim me variantin Delta. Universiteti Case Western Reserve (SHBA) prepublikoi më 2 Janar 2022 të dhënat zyrtare të databazës kombëtare multicentrike të SHBA-së, ku janë të përfshirë:
14.054 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Omicron (15-24 dhjetor 2021), dhe 577.938 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Delta (01 shtator – 15 dhjetor 2021).

Në studim janë marrë ecuritë e pacientëve për sa i përket: vizitën në repartin e urgjencës, shtrimin në spital, shtrimin në terapi intensive, dhe ventilimin mekanik.

Rezultatet kryesore janë në linjë me evidencat që vinë nga çdo shtet tjetër! Omicron është më pak riskues se sa Delta!

Vizitat në repartin e urgjencës:
4.55% e pacientëve në periudhën Omicron
15.22% e pacientëve në periudhën Delta
70% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!

Shtrimi në spital:
1.75% e pacientëve në periudhën Omicron
3.95% e pacientëve në periudhën Delta
56% më i ulët risku për shtrim në spital!

Shtrimi në terapi intensive:
0.26% e pacientëve në periudhën Omicron
0.78% e pacientëve në periudhën Delta
67% më i ulët risku për shtrim në terapi intensive!

Ventilimi mekanik:
0.07% e pacientëve në periudhën Omicron
0.43% e pacientëve në periudhën Delta
84% më i ulët risku për ventilim mekanik!

Një tjetër mit që duhet hedhur poshtë është që “fëmijët e vuajnë më keq omikronin”!

Risku për vizitë në repartin e urgjencës për moshat 0-5 vjeç:
3.89% e pacientëve në periudhën Omicron
21.01% e pacientëve në periudhën Delta
81% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!

Risku për shtrim në spital për moshat 0-5 vjeç:
0.96% e pacientëve në periudhën Omicron
2.65% e pacientëve në periudhën Delta
64% më i ulët risku për shtrim në spital!

Të njëjtat trende u vunë re në të gjitha grupmoshat 5-11, 12-17, 18-64 dhe >65 vjeç!

Kujdes:  Janë të gjitha infeksionet për herë të parë, kështu që nuk është vlerësuar edhe mbrojtja plus që kanë pacientët që e kanë kaluar sëmundjen më parë.

Edhe në periudhën e mbizotërimit të Omicron ka pasur një përqindje të rëndësishme infektimesh me Delta, që mund të sjellin një nënvlerësim të efektit pozitiv të variantit Omikronit mbi rezultatet spitalore.

Autorët dalin në përfundimet: Infektimet për herë të parë me SARS-CoV-2 në periudhën kur mbizotëron varianti Omicron shoqërohen me ecuri më të lehtë (statistikisht sinjifikante) në krahasim me infektimet për herë të parë në periudhën e mbizotërimit të variantit Delta.

Rezultatet janë në linjë me rezultatet e publikuara nga Afrika e Jugut, Skocia dhe Anglia.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here