Epidemiologu Mehmeti: Si ka ndikuar vaksinimi ndaj Covid-19 në uljen e vdekshmërisë te moshat e vjetra?

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar të dhënat e një studimi ku përpilohen tre të dhëna të rëndësishmë sa i përket Covid-19, varianteve të reja, vdekshmërisë dhe vaksinimit.

Në studim rezulton se vaksinimi tek moshat e vjetra, ka patur një efekt të mirë në uljen e vdekshmërisë. E njëjta gjë nuk vlen për femijët, pasi sipas studimit, COVID-19 nuk është risk për këta mosha, e për rrjedhojë vaksina nuk gjen argumenta për tu përdorur gjatë analizës së vdekshmërisë në Europë.

Studimi i plotë:

“Miqtë e mi, le të vëzhgojmë të dhënat e vdekshmërisë në ekses në Europë dhe përmes tyre të deduktojmë disa cështje:
A ka dallim vala Alfa (dimër) nga vala Delta (pranverë/verë)?
A ka pasur efekt vaksinimi te moshat e vjetra?
A nevojitet vaksinimi te fëmijët?

Pyetja 1: A ka dallim vala Alfa (dimër) nga vala Delta (pranverë/verë)?
Në Figurën 1 mund të shihni disa shtete europiane të zgjedhura që kemi marrë shpesh si shembull gjatë pandemisë. (shtetet e tjera mund t’i gjeni në faqen e internetit)

Me lehtësi mund të shihet se si vdekshmëria është tejet e lartë në dimër (përkon me valën Alfa) dhe bie në normalitet pas pranverës (përkon me valën Delta). Në këtë efekt mund të ketë luajtur shumë rol qoftë stina, qoftë vaksinimi i popullatës që në Europë gjithkund ka nisur nga të moshuarit.

Pyetja 2: A ka pasur efekt vaksinimi te moshat e vjetra?
Po, efekti është i madh dhe i dukshëm!

Në Figurën 2 janë vdekjet kumulative për moshat +65 dhe +85 vjeç. Janë vdekjet kumulative për moshat +65 dhe +85 vjeç. Pritej dhe duket qartë një efekt i lidhur me moshën, duke qene se: sa më e lartë mosha, aq më i lartë risku i vdekshmërisë nga COVID-19, dhe sa më e lartë mosha, aq më herët janë vaksinuar dhe aq më e gjatë ka qenë periudha nën mbrojtje.

Në moshat +85 vjeç vdekshmëria kumulative e 2021 (vija bojëqielli) ka rënë jo vetëm nën atë të 2020 (vija blu), por edhe nën atë të 2017 (vija e kuqe) dhe te 2018 (vija e verdhe).

Në moshat +65 vjeç vdekshmëria kumulative e 2021 është nën nivelin e 2020 dhe e barabartë me nivelin e 2018.

Pyetja 3: A nevojitet vaksinimi te fëmijët?

 

Në Figurën 3 shihet qartë se vdekshmëria e moshave 0-14 vjeç është vazhdimisht brenda intervalit normal (vija blu qëndron vazhdimisht brenda rripit ngjyrë gri të lehtë).

Në Figurën 4 vërehet se për moshat 0-14 vjeç: Vdekshmeria kumulative në 2020 në gjysmën e parë të vitit 2020 ecën në linjë me vitet e mëparshme, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 2020 bie qartësisht nën nivelin e viteve të mëparshme, madje shkon në vlera minus.

Vdekshmeria kumulative në 2021 është vazhdimisht më e ulët që nga fillimi i vitit e në vijim, në krahasim me pesë vitet e mëparshme (2016-2020).

Pra, është e qartë se pandemia COVID-19 nuk është risk për këto mosha e si rrjedhojë vaksina nuk gjen argumenta për t’u perdorur gjatë analizës së vdekshmërisë në Europë.

Së fundi, gjendja e vdekshmërisë në Europë është krejtësisht e stabilizuar, ku përveç Spanjës dhe Belgjikës me ekses të moderuar dhe Anglise me ekses të lehtë, të gjitha shtetet e tjera janë krejtësisht brenda intervalit të pritshmërisë.”

 

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë