“Ethet e Nilit, jo vend për panik”/ Alimehmeti: Në rast se keni simptoma të rënda, drejtohuni menjëherë në spital

Në spitalin Infektiv në QSUT, në Tiranë janë të shtruar 9 pacientë me moshë mbi 70 vjeç të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor.

Ethet e Nilit u rikthyen në vendin tonë pas 13 vjetësh, duke shkaktuar deri tani 3 te vdekur dhe 17 te infektuar. Në lidhje me situatën, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shkruan:

“Asnjë panik nga virusi i Nilit Perëndimor miqtë e mi! Sëmundje e rrallë, ku 80% nuk kanë asnjë simptomë, 19% të tjerë e kalojnë krejt lehtë dhe 0.9% pak më rëndë”.

Në një intervistë për Top Channel, mjeku Alimehmeti u shpreh: “Ky është një virus që ne e njohim prej kohësh, prej gati 1 shekulli, pasi në 1937 është përshkruar për herë të parë. Në 2023, Italia raportoi 336 raste, 162 Greqia, 91 Serbia, por ne që jemi në mes nuk kemi raportuar asnjë, që do të thotë që ka qenë një problematikë edhe më parë, por tani po raportohet

Lidhur me raportimin e bërë publik një ditë më parë nga ISHP-ja, humbjet e jetës përbejnë 0,1 përqind të rasteve. Kjo do të thotë që 80% e rasteve përgjithësisht kalojnë pa asnjë lloj simptome, pra nga 1000 vetë, 800 nuk do të kishin simptoma fare. 20% e rasteve, pra 200 vetë ndër 1000 do të kishin simptoma të lehta si dhimbje trupi, dhimbje gryke, dhimbje koke, ndoshta edhe njëfarë temperature, shenja gastrointestinale, por jo më shumë se kaq. Dhe vetëm 1% e rasteve, pra 10 ndër 1000 mund të kenë infeksione të sistemit  qendror nervor. Përgjithësisht këto janë mosha mbi 60 vjeç dhe me sëmundje shoqëruese, pra me sistem imunitar të kompromentuar. Dhe nga këta 1 në 1000 shkon deri në humbje jete. Pra në momentin që kemi 3 raste që kanë humbur jetën do të thotë që personat e infektuar kanë qenë shumë më tepër.

Nuk duhet krijuar panik i madh, pasi duke parë që kemi 17 të infektuar dhe 3 humbje jete, kjo të shtyn që vdekshmëria është shumë më e lartë, por në të vërtetë, është afro 0,1% dhe shumica dërrmuese nuk ka asnjë lloj simptome.”

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele