Eva Longoria: Dietat dhe ushtrimet për një trup të bukur

Ylli i serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, Eva Longoria, pohon se dy gjëra janë të rëndësishme për të pasur një trup të shëndetshëm dhe të tonifikuar: një dietë pa shumë sheqerna dhe karbohidrate dhe ushtrimet e përditshme të monitoruara nga një trajner personal.

Eva longoriaGjithsesi, para se të bëni ndryshime thelbësore në mënyrën e të ngrënit apo në aktivitet fizik, është mirë që paraprakisht të flisni me mjekun tuaj.

Aktorja e famshme thotë se preferon të kujdeset vetë për ushqimin e saj duke gatuar në shtëpi dhe vetëm një ditë në javë i lejon vetes ta “shkelë” këtë rregull.

Zakonisht në mëngjes ajo konsumon të bardhat e vezëve dhe fruta ose drithëra pa sheqer me fruta pylli të freskëta. Dreka është gjoks pule e pjekur në skarë, shoqëruar me spinaq dhe avokado me vaj ulliri, ndërsa darka konsiston në pulë dhe oriz kaf ose salmon dhe shpargje të pjekur. Midis vakteve parapëlqen të hajë mollë, banane, kos me vanilje, bajame ose kastraveca.

Përveç dietës Eva Longoria bën edhe ushtrime gjimnastikore duke ndjekur rregullat e caktuara. Çdo ditë përveç të mërkurës merret me aerobi, bën 10 minuta vrap dhe më pas fillon të bëjë ushtrime për këmbët, krahët dhe barkun duke i përsëritur 5 herë secilin cikël. Të mërkurave bën joga ose kickboxing./ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!