Fakte mbi virusin HIV-AIDS

sida fakteHIV (Virusi i imunodeficencës humane) infekton qelizat e sistemit imunitar.

HIV mund të transmetohet në disa mënyra:

-Marrwdhënieve seksuale të pambrojtura (vaginale ose anale) ose seksit oral me një person të infektuar;

-Transfuzioneve të gjakut të kontaminuar;

-Shkëmbimit të gjilpërave, shiringave ose instrumenteve të tjera të mprehta të kontaminuara;

-Nënës së infektuar me HIV tek fëmija i saj gjatë shtatzënisë, lindjes dhe ushqyerjes me gji.

-35.3 milionw njerëz jetojnë me HIV në mbarë botën

• Shumica e personave që jetojnë me HIV dhe AIDS i përkasin vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

• 2.3 milion njerëz janë infektuar rishtas në vitin 2012.

HIV është vrasësi infektiv kryesor në botë 

Rreth 36 milionë njerëz kanë vdekur deri tani  dhe 1.6 milionë njerëz vdiqën në vitin 2012 nga shkaqe të lidhura me HIV dhe AIDS.

Terapia e Kombinuar Antiretrovirale (ART) parandalon shumëzimin e HIV-it në trup.

Nëse riprodhimi i HIV-it ndalohet, atëherë qelizat imune të trupit janë të afta të jetojnë më gjatë dhe t’i japin organizmit mbrojtje nga infeksionet. Nëse partneri HIV pozitiv në një çift është në terapi me Anti Retroviralë (ARV), mundësia e transmetimit të HIV-it  tek partneri tjetër HIV-negativ ulet ndjeshëm.

Afërsisht 10 milionë persona HIV-pozitiv kishin akses për ART (Terapi Anti Retrovirale) (deri në fund të vitit 2012)

Rreth 26 milionë persona do të kenë akses për mjekim antiretroviral sipas protokolleve të reja të 2013

Rreth 3.34 milionë fëmijë jetojnë me HIV

• Sipas shifrave shumica e këtyre fëmijëve jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane dhe janë

infektuar nga nënat e tyre HIV-pozitive gjatë shtatzanisë, lindjes apo ushqyerjes me gji.

• Mbi 900  fëmijë infektohen me HIV çdo ditë.

Transmetimi nga Nëna te Fëmija i HIV-it  është plotësisht i shmangshëm

• Qasja me ndërhyrje parandaluese mbetet e kufizuar në shumicën e vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme. Por progres është bërë. Në vitin 2011, 56% e grave shtatzëna të infektuara me HIV morën regjimet më efektive të mjekimit (siç rekomandohet  nga OBSH) për të parandaluar transmetimin e virusit nga nëna – tek – fëmija.

HIV është faktori më me risk për sëmundjen e TB

Në vitin 2011, afërsisht 430 000 vdekje nga tuberkulozi kanë ndodhur tek personat që jetojnë me HIV. Kjo është ¼ e 1.7 milionë vdekjeve nga HIV të ndodhura gjatë atij viti. Shumica e personave që jetojnë me HIV dhe TB banojnë në Afrikën Sub-Sahariane (afërsisht 79% e rasteve në mbarë botën)

Ka disa mënyra për të parandaluar transmetimin e HIV-it

Mënyrat kryesore për të parandaluar transmetimin e HIV-it :

Praktikimi i sjelljeve seksuale më të sigurta si psh përdorimi i kondomit.

Testimi  dhe trajtimi  për infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshire edhe  HIV-in

Shmangia e drogave me injeksion , në rast të kundërt ,duhen përdorur age dhe shiringa sterile.

Të siguroheni që gjaku apo produktet e tij për të cilat ju keni nevojë të jenë testuar për HIV.

Përgatiti: Florinda Balla, MSc, ISHP

image002*Ky suplement është mundësuar nën kujdesin e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
sinusit
Gjërat që duhet të dini për Inflamacionin e sinusitit
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
skleroz
Skleroza - Shënjat fillestare dhe si t’i dalloni
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022