Fakte të rëndësishme që duhet t’i dini rreth sheqernave

Të gjithë e keni dëgjuar faktin se duhet të reduktoni konsumimin e sheqernave dhe karbohidrateve. Kjo gjë do të jetë mjaft e dobishme  për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të mos u rrezikuar nga sëmundjet. Konsumimi i tepërt i sheqernave mund të bëjë kërdinë në shëndetin tuaj. Ai është faktor kryesor që ndikon në zhvillimin e diabetit të tipit 2, në sëmundjet e veshkave, sëmundjet nervore etj.

Several types of white sugar - refined sugar and granulated sugaEkspertët tregojnë se ushqimet e paketuara si çokollatat, biskotat etj mund të përmbajnë rreth 40 lugë sheqer dhe kjo është mjaft e rrezikshme për shëndetin.

Ekzistojnë 3 lloje sheqernash që ju duhet të jeni të vetëdijëshëm për konsumimin e tyre:

  1. Fruktoza: sheqeri natyror që gjendet në fruta
  2. Saharoza: një përzierje e glukozës dhe fruktozës, gjendet kryesisht në kallam sheqeri dhe panxhar
  3. Glukoza

Të gjitha këto lloje sheqernash mund të bëjnë kërdi në trupin dhe shëndetin tuaj nëse nuk konsumohen në mënyrë të moderuar. Ato mund të ngrijnë nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e insulinës. Sheqeri zë rreth 10% të kalorive të përditëshme.

Ja disa nga produktet që përmbajnë sheqer dhe nuk janë aspak të shëndetshme:

Keçap, salcë spageti në kanaçe, majoneza, kosi i frutave i paketuar, drithërat, salcat në shishe etj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe