Faktorët e rrezikut për abort

Kozeta Mustafaraj, gjinekologe

Mosha: gratë mbi 35 vjeç kanë rreth 20% risk, dhe në moshën 40 rritet deri në 40%, në 45 vjeç arrin 80%.

aborti shtatzeneMosha atësore gjithashtu luan rol të rëndësishëm në shancet e mbarëvajtjes së shtatzënisë.

Dështimet e mëparshme: gratë të cilat kanë pasur 2 apo më shumë dështime të njëpasnjëshme kanë riks më të lartë për të bërë dështim spontan në shtatzënitë e mëpasshme.

Sëmundjet kronike: si diabeti i pakontrolluar, sëmundje kronike të veshkave apo mëlçisë.

Probleme të mitrës dhe qafës së mitrës: siç janë anomali të lindura të mitrës, fibromioma, sineki, qafa e mitrës e keqformuar apo e dëmtuar nga abortet e mëparshme.

Duhani, alkooli, drogat: përdorimi në sasi të madhe dhe të vazhdueshme, ul cilësinë e qelizave bartëse të materialit gjenetik, si dhe dëmton ambientin ku do bëhet konceptimi dhe më pas zhvillimi i embrionit.

Pesha: gratë shumë të dobëta (nën peshë), si dhe shumë të shëndosha (mbipeshë) janë të prirura për të bërë aborte spontan.

Testet prenatale invazive: sikur marrja e vileve koriale apo amniocenteza.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë