Ditën e sotme janë ekzekutuar 7 masa sigurie për persona të cilët për llogari të 2 depove farmaceutike, falsifikuan dokumente për të përfituar para nga fondi i barnave të rimbursueshëm.
“Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ekzekutuan për shtetasit:
-S. Z., 54 vjeç, masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-A. Z., 30 vjeçe, J. B., 33 vjeçe dhe L. B., 32 vjeçe, masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-Z. M., 38 vjeçe dhe E. Gj., 27 vjeçe, masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
-R. A., 35 vjeçe, masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Më tej, u shpall në kërkim shtetasi F. M., 39 vjeç, për të cilin Gjykata ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Punohet për kapjen e tij”, njoftoi policia.
