Në një postim në rrjetin social Facebook, mjekja e njohur, shefja e Infektivit, Najada Çomo, tregoi për ndjekësit një mesazh që kishte ardhur në adresë të mjekes Esmeralda Meta.
Mesazhi ishte një falenderim që vajza e çiftit të moshuar nga Tropoja që u shërua nga COVID-19, e dërgonte në emër të gjithë familjes së saj.
“Dr. Esmeralda Meta. Me përkushtim, profesionalizëm dhe me qetësinë e saj, Meriton mirënjohjen time maksimale dhe sigurishtSMS e këtyre njerëzve të dashur dhe fjalë ëmbël! Faleminderit njerëz të nderuar”, shkruante Çomo në postimin e saj që paraprinte mesazhin e dërguar nga vajza e çiftit.



