Kryefaqja Aktualitet Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë, reagon spitali

Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë, reagon spitali

0
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës.

Mësohet se një 58 vjeçar nga Pojani ka ndërruar jetë në spitalin e këtij qyteti mëngjesin e sotëm.  Familjarët e tij kanë deklaruar se viktima, i quajtur Telha Kelo, ishte shtruar në spital para dy ditësh pasi kishte shfaqur dhimbje koke dhe barku. Mjekët kishin konstatuar se 58-vjeçari kishte infeksion në tëmth.

Familjarët kanë deklaruar se mjekimi i bërë nga mjekët ishte i gabuar. Sipas tyre ata kishin kërkuar një vizitë më të specializuar në Tiranë por bluzat e bardha nuk e kishin  parë të arsyeshëm transferimin.

Pas akuzave të familjarëve ka ardhur dhe reagimi zyrtar i spitalit të Korçës.

“Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë u shpreh ngushëllimet familjarëve të T.K duke sqaruar opinionin publik si më poshtë:

Pacienti T.K është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës, menjëherë është kryer ekzaminimi i plotë duke përfshirë analiza laboratorike, EKG, eko abdominale, CT koke me kontrast etj. Pas kryerjes së ekzamimimeve pacienti ka rezultuar me Kolecistit Kalkuloz.

Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji. Gjendja e tij është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacion dhe për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori.

Spitali Rajonal Korçë sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli. Jemi në pritje të autopsisë. Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë”, shkruhet në njoftim. /Shëndeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here