Familjarët rrëfejnë mes lotësh vdekjen e 21-vjeçares: Doktoresha na përcolli me pretekstin se janë virozat e stinës

Prej dy ditësh familjarët e Xhuljeta Gejkës, 21-vjeçares nga fshati Mujalli i Fierit, që humbi jetën në rrethana ende të paqarta, enden dyerve të spitalit e policisë për të kërkuar drejtësi.

Ata akuzojnë mjekët për neglizhencë ndaj vajzës së re që humbi jetën me të mbërritur në spital. Pak orë pasi mjekët i kishin bërë serum, e kishin përcjellë drejt banesës duke i qetësuar se ishte prekur nga ndonjë virozë e stinës.

Pilo Gjeka, gjyshi i vajzës së re, tregon mes lotësh se vajza ka shkuar në spital me temperaturë shumë të ulët. Pasi ka bërë një serum, thotë gjyshi, është larguar për në banesë.

I ati i vajzës gjithashtu tregon se doktoresha, emrin e të cilët nuk e mban mend, u kishte thënë që nuk duhet të shqetësoheshin pasi ishin thjesht virozat e stinës.

“Ndërkohë që vajza rënkonte, jam e këputur, nuk kam fuqi, doktoresha thoshte nuk kam çfarë t’i bëj, janë virozat gripale. Ikni”, rrëfen ai.

“I uroj popullit shqiptar të mos kenë fatin e mbesës time veçanërisht populli i Fierit me ata mjekë që kemi. E kam çuar çupën në orën 3 në spital pasi u ftoh në trup, nga 37 i shkoi në 35 temperatura e më pas në 33,5. Ata ia matën me termometër që s’punonte, e nxorën 36, 5. Unë bërtisja doktoreshë çupa nuk është mirë, po më ftohet,
këtu gabuam ne si prindër, e nisën në shtëpi”,- thotë gjyshi i vajzës,

Nevila Shuke, drejtoresha e spitalit rajonal në Fier duke shprehur ngushëllimet për rastin deklaroi se spitali ka ngritur një grup pune në lidhje me rastin si dhe pritet dalja e autopsisë për të sqaruar këtë rast.

Burimi: BalkanWeb / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit