Rolina Naco, dietologe
Një nga farat më të ushqyeshme janë farat e linit, të cilat përmbajnë një substancë – Lignanes, që gjendet 75 herë më shumë në këto fara. Kanë veti antioksiduese dhe përmbajnë shumë fito-istrogene.
– Femrat që janë në fazën para menopauzës ose gjatë meunopauzës
– Personat që kanë yndyrnat e larta, por edhe probleme kardiovaskulare
– Diabetikët
– Mbron nga kanceri i prostatit dhe i zorrës së trashë
– Personat që kanë probleme me defikimin, pasi 1 lugë e vogël përmban një sasi shumë të lartë fibrash (8gr) etj.
Mirë do ishte që, para se ta konsumoni, ta shtypni pak që të bëhet edhe më i lehtë për t’u tretur dhe sigurisht nuk duhet të përdoret në përmasa të mëdha. 1 lugë të vogël kafe çdo ditë do ishte shumë mirë për të përfituar të gjitha benefitet.
Mund t’i përdorni:
– Në sallatat e ndryshme gjatë vakteve kryesore
– Mund ta shtoni në lëngjet e frutave
– Në kosin e mëngjesit
– Mund ta shtoni në bukë për ata që e përgatisin vetë.



