Farmacistët kundra uljes së fitimit, refuzojnë takimin me ministrin Beqja

Farmacistët vazhdojnë të jenë të vendosur në protestat kundra uljes së marzhit të fitimit për medikamentet dhe kanë refuzuar dialogun me dikasterin e Shëndetësisë.

farmcist 1

Ministria e Shëndetësisë u ka ofruar dialog dhe bashkëpunim sindikatës dhe urdhrit të farmacistëve, për të diskutuar mbi vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave ku parashikohet ulja e marzhit të fitimit tek barnat, por farmacistët e kanë kundërshtuar atë. Ndonëse të enjten u kërkua me ngulm takim me kreun e shëndetësisë për të sqaruar pjesë të këtij vendimi, vetëm dy ditë më vonë kur ky takim bëhet i mundur përfaqësuesit e farmacive e refuzojnë atë.

Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve Ministri i Shëndetësisë ka qenë për inspektime në veri të vendit pikërisht në spitalin e Kukësit dhe të Tropojë, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme e gjithë puna dhe angazhimi i tij ka qenë tek ngjarjet e rënda të ndodhura në dy aksidentet automobilistike. Pavarësisht këtyre impenjimeve Beqaj ka përcaktuar fundjavën të favorshme për takime me farmacistët dhe grosistët, por këta të fundit e kanë refuzuar takimin e kërkuar nga vetë ata pa asnjë lloj arsye.

Ndërkohë në deklaratat e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se vendimi i marrë është i studiuar, pasi janë studiuar edhe marzhet e fitimit në rajon. Sipas vendimit grosistët tashmë do të kenë një marzh fitimi prej 11 për qind në krahasim me 14 % që ishte deri më tani. Ndërkohë sa i përket çmimit maksimal të tregtimit me pakicë të barnave ai caktohet të jetë deri ën 25 për qind mbi çmimin e blerjes nga shpërndarësi farmaceutik. Deri më tani farmacistët kanë pasur një marzh fitimi prej 29 për qind.

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?