Farmacistët që kaluan provimin e shtetit, UFSH: Ja si të merrni lejen për ushtrimin e profesionit

Të gjithë farmacistët të cilët kanë kaluar me sukses provimin e shtetit, për sezonin 2017, duhet të anëtarësohen në Urdhrin e Farmacistëve të Shtetit që të fitojnë të drejtën për të ushtruar profesionin e farmacistit.

Bazuar në nenin 6, pika 1, te ligjit Nr. 915, datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacisteve në Republikën e Shqipërisë” asnjë individ nuk mund ta ushtrojë profesionin e farmacistit pa qenë anëtar i Urdhrit të Farmacistëve.

UFSH ka publikuar në faqen e saj zyrtare dokumentacionin që nevojitet për anëtarësim. Farmacistët duhet të paraqiten personalisht në Këshillin Rajonal përkatës me dokumentet e caktuara. Fillimisht ata duhet të plotësojnë një kërkesë për anëtarësim në Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar. Po ashtu, nevojitet fotokopja e Diplomës Universitare dhe listës së notave të noterizuara. Farmacistët të cilët janë diplomuar jashtë Shqipërisë dhe shtetasit e huaj duhet të paraqesin njësimin e diplomës së tyre në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

 

Më poshtë do të gjeni të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për anëtarësim në UFSH.

Për ata që nuk e ushtrojnë profesionin duhen:

  • Kërkesë për anëtarësim në Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar.
  • Fotokopje e Diplomës Universitare dhe listës së notave të noterizuara (Farmacistët të cilët diplomohen jashtë Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e huaj duhet të paraqesin njësimin e diplomës së tyre në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, fotokopje të përkthyer dhe të noterizuar të diplomës dhe listës së notave dhe/ose fotokopje të përkthyer dhe noterizuar të vërtetimit të kryerjes së provimit të shtetit)
  • Të jenë shpallur fitues në provimin e shtetit në dokumentin zyrtar të ardhur nga AKP
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.
  • Tre fotografi 3 x 3.5 cm.
  • Mandat pagesa për tarifën e regjistrimit 1500 lekë.
  • Ҫertifikatë të gjendjes civile në qoftë se ka ndryshime të të dhënave personale. (ndryshim emri/mbiemri).

Dokumentacioni i nevojshëm për anëtarësim dhe leje të ushtrimit të profesionit si farmacist i punësuar.

Në rastin e aplikimit për certifikatë si i punësuar, aplikuesi përveç  gjithë dokumenteve të paraqitura në pikën 1, duhet gjithashtu të sjellë:

  • Fotokopje të kartës së anëtarësisë (nëse ka qenë më parë anëtar i UFSH pa ushtruar profesionin)
  • Vetëdeklarim sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar.
  • Kontratë pune me punëdhënësin.
  • Fotokopje e ekstraktit historik të QKR të subjektit farmaceutik të 3 muajve të fundit.
  • Fotokopje e QKL.
  • Fotokopje e Çertifikatës së Urdhrit të drejtuesit teknik të subjektit farmaceutik ku do të punësohet.
  • Gentplan dhe planvendosje të objektit ku do të ushtrohet profesioni.
  • Deklarata e pronarit të subjektit farmaceutik sipas nenit 19 të Statutit të UFSH (nëse pronari është jofarmacist).
  • Mandatpagesën për lejen e ushtrimit të profesionit 5000 lekë.

 

Postime të ngjashme

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll