Kryefaqja Aktualitet Fëmija me leucemi akute, shteti nuk mbulon analiza specifike

Fëmija me leucemi akute, shteti nuk mbulon analiza specifike

0
Shpërndaje

“Përshëndetje unë jam nëna e një djali 4 vjeçar që vuan nga një sëmundje shumë e rëndë, Leuçemi Akute Limfoblastike. Për shtetin shqiptar kemi vdekur me kohë. Djalit para një muaji i ra dhe hepatiti C. I lutem zotit të më ndihmojë, është sëmundje që kërkon shumë para. Nga ana ekonomike s’di çtë them jemi cop copë, nuk kisha rrugë tjetër prandaj shkrujta letrën. Djali ka për të bërë një analizë të shikojmë mëlçinë sa është dëmtuar nga Hepatiti C nuk kam ku t’i gjej 600 000 mijë lekë. Nuk e di me ca të bëj vetëm shpirti i im e di sa ka vuajtur dhe po vuan djali. Ju lutem më ndihmoni analiza e hepatitit C quhet Anti HCV ngarkesa virale për Hepatitin C”.

Ky është rrëfimi që ka mbërritur në redaksinë e gazetës Shëndet plus, nga E. A., nëna e një djali vetëm 4 vjeç, të sëmurë me leuçemi acute. Krahas vështirësive të shumta që kjo nënë tregon se ka kaluar për trajtimin e të birit, kostoja financiare ka qënë një barrë tjetër tejet e rëndë dhe e papërballueshme. Aktualisht, fëmija duhet të bëjë analizën e “hepatitit C. Quhet Anti HCV ngarkesa virale për Hepatitin C”, por që shteti nuk e ofron, siç në fakt duhet ta ofrojë.

Pasi ka marrë problematikën gazeta Shëndeti bazuar në Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ka paraqitur  kërkesë për informim për autoritetin publik, Instituti i Shëndetit Publik , me anë të së cilës kërkoi informacion në lidhje me kryerjen ose jo të analiza AntiHCV, Anti HBS, Anti HIV 1+2, Anti HBC.

Brenda afateve të parashikuara në ligj, ISHP është përgjigjur se :

Në përgjigje të kërkesës suaj Nr. 1131, datë 28.08.2018 në lidhje me informacionin mbi analizat që kryhen në ISHP theksojmë se:

Instituti i Shëndetit Publik kryen testime laboratorike për hepatitet virale dhe HIV për qëllime të përcaktimit të riskut, vlerësime të shëndetit të popullatës, arsye studimore në popullatë të përgjithshme ose grupe të caktuara risku.  Ishp nuk kryen testime për vendosjen diagnose përveçse në raste të veçanta për t’i ardhur në ndihmë QSUT-së.

Ndërkohë që pas konfirmimeve nga institucionet e tjera përgjegjëse ngarkesa virale për Hepatitin Cnuk kryhet në institucione shtetërore, kjo analizë duhet të kryhet në privat me një kosto shumë të lartë për familjarët e të voglit.

Gazeta “Shëndet plus” e ka rastin në ndjekje, për të kërkuar të drejtën e mbulimit me shërbim shëndetësor të pacientit. / D.C

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here