Fëmijët gënjejnë çdo dy orë

Xhon Medina

Një prej arsyeve nga e dimë këtë gjë, është mënyra sesi fëmjët gënjejnë, gjë që ndryshon me moshë. Një herë kam dëgjuar një profesor psikologjie të diskutonte se çfarë ndodh, kur një fëmijë fillimisht bëhet i aftë të gënjejë, duke e gjallëruar fjalimin me një rutinë të vjetër të Bill Kosbit. Duke i kërkuar ndjesë femijet genjejneprofesorit, ashtu edhe Kosbit, ja tek është përmbledhja ime e historisë.

Billi vëllai i tij Rasëlli po hidheshin mbi shtrat, në mes të natës-në kundërshtim me urdhrat e prera të prindërve. Karkasa e krevatit thyhet dhe kërcitja e shembja zgjon babanë e tërbuar nga inati. Babai hyn furtunë në dhomë , tregon me gisht nga mobilja e thyer dhe ulëret:”Ti e bëre?” Djali i madh belbëzon: “Jo, babi ! Nuk e bëra unë!” Pastaj ndalet dhe një shkëndijë i ndrin në sy.” Por e di unë kush e bëri. Një djalë i madh hyri në dhomën tonë nga dritarja. Kërceu mbi krevat lart e poshtë nja dhjetë herë derisa e theu, pastaj u hodh sërish nga dritarja drejt e në rrugë!”

Babai mblodhi vetullat. “Bir në këtë dhomë nuk ka dritare”. Djali ia priti rrufe: E di, babi! E mori ai çuni me vete!”

Po, fëmijët nuk dinë të gënjejnë, së paku, në fillim. Përmes pluhurit magjik të zanave brenda trurit të tyre, fëmijët fillimisht e kanë të vështirë të dallojnë realitetin nga fantazia, gjë që mund ta shihni në etjen e tyre për të përdorur një lojë imagjinare. Ata i perceptojnë prindërit sikur i dinë të gjitha, një besim që nuk do të shkatërrohet tërësisht deri në shpërthimin 20-kilotonësh të pubertetit. Fitili merr flakë herët, gjithsesi, rreth moshës 3 vjeç, kur fëmijët nisin të kuptojnë se prindërit nuk mund t’ua lexojnë mendjen përherë. Për kënaqësinë (apo tmerrin) e tyre, fëmijët zbulojnë se mund t’u japin prindërve informacione të rreme pa u zbuluar. Ose , siç na tregon historia e Kosbit, së paku, kështu mendojnë. Fëmija kupton se ju nuk mund t’ua lexoni përherë mendjen dhe kjo koincidon me lulëzimin e diçkaje që ne e quajmë aftësitë e Teorisë së Mendjes.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre