Fëmijët, më të aftë se të rriturit për të ndihmuar të tjerët

Një fëmijë 14-muajsh mund të ndihmojë një person të shqetësuar  të ndihet më mirë.

dashuri feminoreZakonisht kemi besuar se fëmijët e vegjël janë më shumë të prirur për të qenë egoistë dhe tekanjozë, por sipas studimit të Caroline Williams, ata shpesh janë më butë dhe më të ndjeshëm ndaj të tjerëve krahasuar me të riturit.

“Ekziston ideja se ne duhet të trajnojmë fëmijët për të nxitur më shumë anën e tyre altruiste, por  studimet e fundit kanë treguar se historia është shumë më komplekse se kaq” thotë Felix Warneken (psikolog zhvillimi). Duke studiuar fëmijët mund të mësojmë shumë për rrënjët e mirësisë njerëzore.

Ndihma është një përbërës kyç i asaj që psikologët e quajnë sjellje prosociale- ajo bën njerëzit të socializohen me njëri tjetrin. Tek të rriturit ky proces është i lidhur me moralin dhe normat shoqërore ndërsa tek fëmijët ndryshon, kjo është arsyeja pse Warneken ka kërkuar ta realizojë këtë studim tek fëmijët.

Në vitet e para të jetës fëmijët nuk janë të aftë të perceptojnë normat shoqërore, dhe pjesa humane e tyre është ajo që aktivizohet e para.

Martin Hoffman (psikolog klinik në Universitetin e Nju Jorkut) thotë se nuk ka asnjë dëshmi se të rriturit janë më pak të ndjeshëm se të vegjlit. Ai ka dalë në përfundimin se fëmijët rreth moshës 14 muaj, janë në gjendje ti kthejnë humorin dikujt që është i shqetësuar duke e bërë të ndihet më mirë, ndërsa në një eksperiment të zhvilluar mbi një fëmijë 20 muajsh të cilit ju dha shpërblim për diçka të dobishme që bëri, ai vazhdoi ta përsëriste veprimin e mirë edhe kur shpërblimi nuk ju dha më.

femijet frikeStudime të fushës tregojnë se të ndihmojmë njëri-tjetrin përbën një nga nevojat bazë të natyrës njerëzore. Hulumtuesit e institutit Max Planck në Gjermani, kanë dalë në përfundimin se një fëmijë që ndihmon njerëzit e tjerë përjeton të njëjtën gjendje emocionale si kur ndihmohet prej tyre.

Një studim i kohëve të fundit nga Maria Plotner, Instituti Max Planck tregon se efekti i soditjes tek fëmijët zhvillohet në moshën 5 vjeç.

Gjatë një teatri për fëmijë, aktori James Stenhouse tregon se kur në skenë ndodhi një incident i vogël, një vajzë 2 vjeçare ndërpreu skenën për të ndihmuar në sqarimin e situatës. Aktori hodhi disa topa pingpongu në tokë drejt të dashurës të tij dhe vajza e vogël ndërhyri për ti mbledhur sërisht ato e për ti kthyer në koshin përkatës. Ishte shokuese për të gjithë ne – thotë Stenhouse.

Megjithatë arsyet pse fëmijët ashtu si të rriturit bëjnë gjëra të këndëshme për njëri-tjetrin ende nuk janë shpjeguar plotësisht. /BBC

 

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"