Fëmijët prematurë janë të rrezikuar për zhvillimin e sëmundjes kronike të veshkave (CKD)

Dr.Alket Koroshi

Reduktimi i rritjes intrauterine dhe lindjet prematurë pengojnë zhvillimin e nefroneve në veshka dhe predispozojnë për sëmundje të veshkave me vonë në moshen e rritur.

Tek njerëzit e lindur në kohen e duhur, numri maksimal i nefronëve arrihet në kohën kur përfundon nefrogjeneza – afërsisht në javën e 36-të të shtatzënisë. Numri i nefroneve nuk rritet më tej dhe më pas mbetet i qëndrueshëm derisa humbja të ndodhë përmes plakjes ose sëmundjes. Pajisja me nefrone qe janë njësia themelore e veshkave është çelësi për kapacitetin funksional të veshkave dhe rezistencën  e tyre ndaj sëmundjeve.

Prandaj, çdo proces që dëmton zhvillimin e veshkave në fetusin në zhvillim mund të ketë pasoja negative gjatë gjithë jetës për shëndetin e veshkave dhe, rrjedhimisht, për cilësinë dhe gjatësinë e jetës. Koha e nefrogjenezës qëndron në themel të cenueshmërisë së zhvillimit të veshkave të njeriut ndaj ekspozimeve negative të hershme. Në të vërtetë, ekspozimi i fetusit në zhvillim ndaj një mjedisi intrauterin jo optimal gjatë shtatzënisë – që rezulton në kufizimin e rritjes intrauterine (IUGR) – dhe/ose lindja e parakohshme mund të pengojë zhvillimin e veshkave dhe të çojë në ulje të krijimit te nefroneve te nevojshme.

Për më tepër, kërkimet në zhvillim sugjerojnë se IUGR dhe/ose lindja e parakohshme shoqërohet me një rrezik të lartë të sëmundjes kronike të veshkave në jetën e mëvonshme. Të dhënat e disponueshme theksojnë rolin e rëndësishëm të zhvillimit të hershëm të jetës në etiologjinë e sëmundjes së veshkave dhe theksojnë nevojën për të zhvilluar strategji për të optimizuar furnizimin me nefrone në IUGR dhe foshnjat e parakohshme.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?
Dhimbjet kronike të veshit, mjekja: Duhet të trajtohet, shkakton probleme serioze
Cilat janë shkaqet e tamburizmit?