Femrat e gjata, 3 herë më të rrezikuara nga goditja në tru

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Femrat me trup të gjatë janë më të rrezikuara nga goditja në tru ose ndonjë problem me zemrën. Gjatësia mbi 160 cm trefishon rrezikun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve tek gratë, krahasuar me bashkëmoshataret e tyre që janë më të shkurtra.

Gratë e gjata zakonisht kanë dhoma më të mëdha të zemrës, që përcaktojnë edhe ritmin kardiak dhe mund të çojnë në sëmundje të lidhura me zemrën.

Pesha mbi 76 kg gjithashtu rrit rrezikun tek gratë.

Njerëzit e gjatë janë më të edukuar, kanë status socio-ekonomik më të lartë dhe mund të jenë ushqyer më mirë në mitër dhe në fëmijëri.

Megjithatë, në këtë rast, të qenët e gjatë është më pak e dëshirueshme, duke qenë se gjatësia alternon strukturën e zemrës duke shkaktuar dridhje arteriale”, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Annika Rosengren, profesoreshë tek Universiteti Gothenburg, në Suedi.

Dridhja arteriale është një gjendje shëndetësore që shkakton rrahje të çrregullta dhe më të shpejta të zemrës.

Studime të mëparshme e kanë lidhur gjatësinë me rrezikun e zhvillimit të kancerit.  Shkencëtarët gjermanë zbuluan se për çdo 6.5 cm gjatësi, rreziku për zhvillimin e kancerit rritet me 4%.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare