Femrat obeze rrezikohen nga kjo sëmundje vdekjeprurëse

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Obeziteti është lidhur gjithmonë me problemet e zemrës dhe diabetin, por tani shkencëtarët kanë zbuluar se ai mund të shkaktojë një sëmundje vdekjeprurëse tek femrat që janë mbipeshë. Sipas një studimi të ri të kryer nga Organizata Britanike për Kërkimin e Kancerit, nivelet e larta të obezitetit po çojnë në rritjen e numrit të grave të diagnostifikuara me kancerin e mitrës. Shifrat tregojnë se numri është rritur nga 19 për çdo 100 mijë femra britanike në vitet ’90, në 29 për çdo 100 mijë femra në vitin 2013.femer obeze

Shkencëtarët nuk kanë arritur akoma të zbulojnë arsyen përse shtimi në peshë lidhet me kancerin, megjithatë thonë se hormonet e prodhuara nga yndyra e tepërt mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Rreth 9000 femra diagnostifikohen me kancer të mitrës çdo vit në Britani dhe rreth 2000 vdesin nga kjo sëmundje. Shkencëtarët thonë se trajtimet janë përmirësuar gjatë 20 viteve të fundit, duke rritur shanset për mbijetimin nga kanceri. Megjithatë ata thonë që duhet të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar përse një pjesë e madhe e femrave po preken nga kjo sëmundje.

“Është shqetësues fakti që rastet me kancer të mitrës po përhapen aq gjerësisht. Nuk i dimë të gjitha arsyet përse ndodh një gjë e tillë, por dimë vetëm që një e treta e rasteve lidhen me të qenit mbipeshë, prandaj nuk është çudi të shohësh rritje të rasteve me kancer të mitrës, duke qenë se po rriten nivelet e obezitetit”, deklaroi prof. Jonathan Lederman, nga Cancer Research UK.

Lexoni – Simptomat e kancerit të qafës së mitrës që çdo grua duhet t’i dijë.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi