Femrat që nuk flenë mirë, sa të rrezikuara janë ndaj diabetit!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

gra me diabet 6Gratë që kanë probleme me gjumin gjatë natës,  kanë më shumë gjasa për tu prekur nga diabeti i tipit 2, kanë pohuar hulumtuesit. Ekspertët e Shëndetit Publik në shkollën e Harvardit, kanë gjetur se femrat  të cilat ankohen për çrregullime të gjumit kanë gjithashtu më shumë gjasa për të pasur tension të lartë të gjakut, shtim peshe dhe depresion.

Ekipi i studimit shqyrtoi të dhënat nga 130,000 gra, të cilat u mblodhën prej më shumë se një dekade dhe gjetën se femrat që kishin probleme me gjumin kishin gjithashtu katër herë më shumë rrezik për t’u bërë diabetike.

Shoqata  “Apne Sleep Trusti” anketoi  4,100 të rritur britanikë dhe gjeti se 46 përqind e grave kanë probleme me gjumin, në krahasim me vetëm 36 për qind të meshkujve, pjesë e studimit.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare