Fenomen i rrallë/ Lind një foshnjë me dhëmbë

Sipas “The Sun”, Angela është një ndër nënat që publikoi në rrjet një foto të dhëmbëve të fëmijës së saj të porsalindur, në Angli. Në imazh vihen re dy dhëmbë në pjesën e nofullës së poshtme.

Sipas “Stanford Children’s Health”: “Dhëmbët e lindjes janë jashtëzakonisht të rrallë (rreth 2% e të porsalindurve), por nëse fëmija juaj i ka ato, duhet të keni informacionet e duhura për të ditur se si të veproni. Ato mund të shkaktojnë probleme gjatë ushqyerjes me gji, sepse fëmija mund t’ju kafshojë aksidentalisht”.

Por foshnja është ajo që dëmtohet më shumë. Për shkak se dhëmbët janë të vegjël, të lirshëm dhe të dobët, ato mund të bien. Nëse dhëmbi shkulet, ekziston rreziku që fëmija ta gëlltisë atë nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Foshnja mund të dëmtojë gjuhën, buzën, ose mund të vuajë nga kequshqyerja për shkak të shqetësimit që përjetojnë.

Për këtë arsye, dhëmbët e foshnjave hiqen me një ndërhyrje kirurgjikale.

Zakonisht dhëmbët fillojnë të dalin rreth moshës gjashtë muajsh, por dhëmbët e lindjes janë të pranishëm që në lindje. Nuk dihen ende shkaqet pse dhëmbët e lindjes ekzistojnë.

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak