Mund të duket qesharake, por është e vërtetë. Fenomeni më i fundit quhet “morrat nga mediat sociale”.
Sipas një studimi të udhëhequr nga Dr Sharon Rink (pediatër) dhe një grup ekspertësh, u zbulua fenomeni i ngjitjes së morrave nga adoleshentët përmes selfieve në grup. Ata fajësojnë kontaktin kokë më kokë të adoleshentëve ndërsa janë duke bërë foto me njëri-tjetrin.
Në një emision televiziv, Dr Rink u shpreh se adoleshentët amerikanë nuk po i përhapin morrat dhe infeksionet e tjera nga përdorimi i të të njëjtave kapele apo aksesorëve të tjerë, por nga selfiet në grup. Në kohët e sotme, njerëzit kanë më shumë kontakte kokë më kokë se më parë për shkak të fotove që bëjnë me njëri – tjetrin.
Sipas statistikave të qendres për “Kontrollon dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, thuhet se fëmijët që ndjekin arsimin parashkollor dhe fillor kanë më shumë gjasa për të marrë infeksione dhe morra. Ekzistojnë rreth 6-12 milion infeksione në mesin e fëmijëve amerikanë të moshës 3-11 vjeç, çdo vit.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


