Festat e fundvitit/ Profesorë dhe studentë të mjekësisë vizitojnë fëmijët jetim dhe të moshuarit

Në kuadër të festave të fundvitit, Njësia Pedagogjike dhe Këshillimit të Karrierës pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizoi aktivitetin me titull “Me zemër”.

Aktiviteti u mbështet nga Dekanati I Fakultetit të Mjekësisë, ku të pranishëm ishin dekani i këtij Fakulteti, prof. dr. Xheladin Dracini dhe zëvendës dekani prof. Ariel Çomo.

Për këtë aktivitet bamirësie u përzgjodhën dy qendra: Qendra e Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe Shtëpia e të Moshuarve “Ali Demi”, Tiranë. Aktiviteti konsistoi në ofrimin e disa kontrolleve mjekësore si matje tensioni, glicemie, EKG si dhe në organizime edukative në ndihmë të këtyre individëve. Gjithashtu gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe pako me dhurata dhe ushqime të cilat u grumbulluan pranë zyrave të Njësisë Pedagogjike dhe Këshillimit të Karrierës nga vullnetarë të ndryshëm.

Këtij aktiviteti ju bashkuan vullnetarisht profesorë të Fakultetit të Mjekësisë, mjekë profesionistë si dhe një grup studentësh të përkushtuar. Aktiviteti u shoqërua me momente të gëzueshme, muzikë dhe lojëra.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni