Fier/ Humb jetën 21-vjeçarja në rrethana të mistershme! Familjarët akuzojnë mjekët

Një 20-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të mistershme. Ngjarja është regjistruar ditën e hënë, ndërsa familjarët thonë se vajzën e kanë dërguar disa herë në urgjencën e
Fierit, pasi ajo ka pasur shqetësime serioze, por sipas tyre, mjekët e kanë përcjellë pa e marrë situatën seriozisht.

Gjyshi dhe babai i vajzës, Pilo dhe Altin Gjeka, deklarojnë se Xhuljeta ka humbur jetën për faj të personelit të spitalit.

Herën e fundit që 20-vjeçarja Xhuljeta Gjeka është dërguarnë spital ka qenë të hënë, por ajo ka ndërruar jetë në hyrje të urgjencës. Drejtoresha e spitalit të Fierit shprehet se pritet analiza e mjekësisë ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, për këtë rast është bërë denoncim në Prokurori, prej ku ka filluar hetimi. Nga ana e saj, policia thotë se vajza ka vdekur për shkaqe natyrale, por pritet hetimi i plotë dhe analizat mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vërteta.

Burimi: Shqiptarja.com / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit