Flet mjeku infeksionist që ka bërë vaksinën: Ja cilat janë efektet anësore që përjetova dhe si e shpjegoj rastin e dr. Piperos

Në vendin tonë e kanë bërë vaksinën antiCOVID rreth 500 persona. Rasti i dr. Piperos ishte i pari që u infektua edhe pse e kishte bërë vaksinën. I pyetur nga gazeta “Shëndet +” pse mund të ketë ndodhur infektimi, mjeku infeksionist Petrit Gjorgji shprehet:

Po, mund të infektohesh edhe nëse ke bërë vaksinën antiCOVID dhe kjo ndodh për dy arsye:

E para, pasi aplikohet vaksina në trup i duhet 10 ditë deri në dy javë që të krijojë imunitet. Nëse vaksina është me virus të dobësuar, (të theksojmë që po prodhohen disa modele vaksinash), mund të ndodhë riinfektimi me virusin sepse pëson mutacion virusi i dobësuar i vaksinës. Kjo vaksinë që u bë mund të mos ketë funksionuar sa duhet, pavarësisht nga ishte origjina.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë defekt në sistemin imun të trupit të njeriut, kjo ndodh në raste të rralla. Ashtu si në rastin e Dr. Piperos që nuk mund të këtë krijuar imunintetin brenda dy javësh.

E dyta, ndodh sepse vetë virusi pëson mutacion, siç po ndodh dhe në Angli tani dhe kjo vaksinë që bëhet nuk është e përshtatshme për virusin me mutacion. Prandaj vaksinat janë akoma në fazë pothuaj eksperimentale sepse vetë virusi po pëson mutacion.

Unë e kam bërë vaksinën, kisha pak efekte anësore. Por, unë e bëra pas shërbimit 24 orësh në spital dhe ndjeva këputje dhe pak dhimbje pas 7-8 orësh (dhimbje e krahu ose dhimbje locale). Nuk pata efekte të tjera anësore.

Unë si mjek infeksionist e këshilloj që të bëhet vaksina, sepse ndoshta nuk e ka 100% imunitetin por të paktën edhe sikur 50% të jetë efektshmëria është shumë mirë./Desara Çela

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO