Flini me çorape edhe në verë? Fizioterapisti Altin Erindi ju tregon nga se vuani

Pozicionet se si ne flemë gjumë na ndikojnë drejtpërdrejt në probleme të ndryshme shëndetësore gjatë përditshmërisë sonë. Sidomos ata qe flenë përmbys duhet të jenë edhe më të kujdesshëm sepse mund të kenë shqetësime.

Altin Erindi fizioterapist tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se mënyra se si flemë kushtëzon pashmangshmërisht cilësinë e jetës, duke qenë se në gjumë kalojmë 1/3 e kohës.

Ai tregoi se njerëzit që priren të flenë me çorape, madje edhe në verë kanë probleme me mesin, shenja të cila shfaqen zakonisht pas moshës 20-vjeçare.

“Përdorimi i çorapeve të ngrohta tregon se mund të kemi probleme me mesin. Janë disa njerëz që kanë ftohtë edhe në verë, ndaj mbajnë çorape. Ata kanë probleme me mesin, kjo pasi çrregullimet e  qarkullimit të gjakut vijnë si pasojë e çrregullimit të fijeve nervore te pjesa e mesit. Këta njerëz kanë zakonisht dhimbje mesi gjatë ditës, por jo të forta. Pas moshë 25 vjeç fillojnë të shfaqen shenjat”, tha fizioterapisti.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin