Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Të gjitha gratë kanë dëshirë për të pasur flokë të bukur dhe të fortë. Asnjë nuk i dëshiron flokët e thatë dhe të dëmtuar. Nëse keni një problem të tillë dhe doni të ndryshoni gjendjen e flokëve, ajo që ju duhet është pluhur xhelatinë.
Dy përbërësit kryesorë të këtij trajtimi janë glicina dhe prolina, të cilat ndodhen në xhelatinë. Xhelatina është e mbushur me proteina dhe aminoacide, duke e bërë atë të përsosur për trajtimin e flokëve. Përveç kësaj ajo ka edhe vetinë për të luftuar plakjen e lëkurës dhe ndihmon në rritjen e flokëve dhe thonjve.
Ja receta efektive për këtë problem:
- 1 vezë
- qumësht 1/2 filxhan
- 1 lugë çaji xhelatinë.
- 2 lugëçaji uthull molle.
- 2 lugë çaji balsam flokësh
- 2 lugëçaji vaj ulliri
Vendosni xhelatinën në qumësht të nxehtë dhe përzieni të gjithë përbërësit së bashku. Shtoni vaj ulliri, balsam, vezë dhe përziejeni përsëri.
Si ta përdorni:
- Në flokët e lagura aplikoni përzierjen dhe më pas vendosni një qese në kokë.
- Lereni deri në 30 ose 40 minuta.
- Lani flokët tuaj me shampo si zakonisht.
- Përsëriteni këtë proces dy herë në javë për rezultate më të mira.
Burimi: naturalbeautytipsnew/http://shëndeti.com.al


