Fluks në urgjencën e QSUT, mjeku Tritan Kalo: 2 herë më shumë pacientë se vitin e shkuar, vetëm 15 shtretër

Mjeku i urgjencës, Tritan Kalo, ka dalë para medieve për të shprehur shqetësimin lidhur me fluksin në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kalo ka thënë se fluksi është dy herë më shumë sesa vitin e shkuar, dhe se pacientët nuk duhet të drejtohen direkt e në urgjencë, por të informohen për të shmangur radhët.

Sipas tij një pjesë e pacientëve, të cilët nuk e kanë të domosdoshme të shkojnë në QSUT, mund t’i drejtohen qendrave spitalore pranë qendrës së banimit.

“Urgjenca ka 15 shtretër, çka bën që të mos u japim dot ndihmë të gjithëve në një kohë.Fluksi krijon incidente. Të merren masa. Një fluks i tillë është i i papërballueshëm në spitalet tona, i cili është dy herë më i lartë se vitin e kaluar. Krijoni mundësi atyre që vërtetë kanë nevojë për të ardhur.Vijnë pacientë në QSUT me dy orë temperaturë. Një pjesë duhet ti drejtohen qendrave spitalore pranë qendrave të banimit”, u shpreh mjeku Tritan Kalo./ Dosja.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni