Blerina Bombaj, dietologe
Një strategji praktike për prindërit, për të rregulluar regjimin e fëmijëve është kjo formulë, e cila vjen nga shoqata më e madhe
amerikane me fokus shëndetin e brezit të ri, Nemours Health and Prevention Services (NHPS). Këto janë rregullat bazë për të gjithë prindërit, për të hedhur themele të shëndosha për shëndetin e fëmijëve tanë!
5 – Të konsumojnë të paktën 5 porcione fruta dhe zarzavate në ditë
2 – Të kufizojnë kohën përpara ekranit në jo më shumë se 2 orë në ditë
1 – Të kryejnë çfarëdo lloj aktiviteti fizik të paktën 1 orë në ditë
0 – Të eliminojnë pijet me sheqer


