Formula magjike me proteina për të humbur kilet e tepërta

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Të gjithë e dimë se proteinat janë të shëndetshme për trupin dhe të rëndësishme për formimin e muskujve, por shumë pak janë të informuar se ato mund të jenë gjithashtu sekreti për të rënë në peshë. Studimet kanë treguar se dyfishimi i konsumimit të proteinave mund t’ju ndihmojë të bini në peshë pas humbur masën muskulore.proteina

Gjatë një studimi, të publikuar tek revista  “The FASEB”, hulumtuesit vendosën 39 vullnetarë në një regjim 31 ditor për rënien në peshë. Fillimisht të gjithë vullnetarët u ushqyen me të njëjtën dietë, për të mbajtur peshën e tyre aktuale. Pas 10 ditësh ata u ndanë në tre grupe dhe ndoqën dieta strikte: grupi i parë konsumoi një racion me proteina, i dyti dy racione, ndërsa i treti tre racione me proteina, Të gjithë vullnetarët kryenin gjithashtu stërvitje për të humbur mesatarisht 1 kg në javë.

Në fund hulumtuesit shkencorë panë se ata që konsumuan dyfish proteina arritën të binin në peshë pa e humbur masën muskulore. Të njëjtën peshë trupore humbën edhe anëtarët e grupit të tretë, të cilët u ushqyen me trefish proteina.

Nëse po përpiqeni të dobësoheni, duhet të kujdeseni që të mos humbisni masën muskulore, duke qenë se muskujt djegin më shumë kalori. Edhe pse grupi i pjesëmarrësve ishte i vogël, ky studim i mirë kontrolluar tregon se nëse jeni të shëndetshëm dhe aktivë, rritja e sasisë së proteina dhe kufizimi i të gjitha kalorive mund të jetë mënyra më e mirë për t’u dobësuar, thonë shkencëtarët, edhe pse ata theksojnë se ju duhet të ndiqni një dietë të balancuar gjatë gjithë kohës.

Sasia e lejuar e proteinave varet nga pesha dhe sa aktivë jeni, për shembull, për një grua aktive që peshon rreth 60 kg, sasia e lejuar është 77 gramë, dhe sipas këtij studimit, ajo duhet të konsumojë 144 gramë proteina çdo ditë nëse po përpiqeni të dobësoheni.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca