Foshnja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë! Ja për çfarë akuzohen

Dy mjekë janë marrë të pandehur për shkak të një ngjarje të rëndë të ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Pas hetimeve rezultoi se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale

“Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.

Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur.

Postime të ngjashme

Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur
Ky ushqim i përditshëm mund të shkaktojë helmim nëse nuk e konsumoni shpejt
VIDEO/ Produkte të skaduara, zbulohet klinika dentare në Tiranë që vinte në rrezik jetën e pacientëve
Për çfarë janë të mira karotat? Ja 5 përfitime që merrni në shëndet
Ky është fruti që na ndihmon të kemi dhëmbë më të bardhë
Pse duhet ta përfshijmë çajin e zi në rutinën tonë të përditshme
Kanceri i gjirit, shenjat e hershme që nuk duhet t’i injoroni
Sa hapa në ditë zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek 60-vjeçarët?