Kryefaqja Aktualitet Franco Basaglia dhe Ligji në mbrojtje të të sëmurëve mendorë

Franco Basaglia dhe Ligji në mbrojtje të të sëmurëve mendorë

0
Shpërndaje

Scupola Giovanni Maria, mjek italian

Përshtati në shqip: Babeta Rexhepi

Mjeku që ndryshoi përgjithmonë vizionin e psikiatrisë dhe personave me çregullime mendore është Franco Basaglia. Mjeku italian ishte i pari psikiatër që ndërmorri një betejë për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të sëmurëve mendorë.

Kur Franco Basaglia ia doli më 1978-ën të fitonte luftën për të miratuar ligjin e mbylljes së çmendinave, kishte në mendje ndërmarrjen e një hapi revolucionar të trajtimit të çmendurisë si një sëmundje që shërohet përmes komunikimit dhe jo përmes izolimit.

Të sëmurët mendorë nuk ishin qenie për t’u mbyllur, qetësuar ose lidhur, por njerëz të brishtë që kishin nevojë për dikë që t’i ndihmonte të rivendosnin rendin, duke dhënë kurajo për ata që kishin humbur fillin e ekzistencës së tyre.

Më parë ishte qyteti i të çmendurve, çmendina, me të gjitha tmerret brenda saj, të mëdha e të vogla, këmisha force, qeli izolimi, elektroshok, infermierë-gardianë dhe të sëmurë-të burgosur. Nuk ishte një vend kure, por një vend mbylljeje, fshehje i atij “skandali” social që ka qenë gjithnjë sëmundja mendore. Në të gjithë botën perëndimore, asnjë nuk e kishte vënë në diskutim çmendinën. Asnjë nuk kishte guxuar të sfidonte përballë pushtetin e psikiatërve, të paktën deri në fillimin e viteve ‘60, kur në një qytet provincial një psikiatër i ri rebel, Franco Basaglia, ndezi shkëndijën që provokoi një zjarr të pamendueshëm.

Ky ishte revolucioni i madh i Basaglia-s, duke ndryshuar natyrën e sëmundjes falë një metode të re terapeutike që nuk e konsideronte më personin e sëmurë një individ të rrezikshëm, por një qenie njerëzore që ka nevojë për mbështetje dhe jo të shtypet. Kështu pra pacienti, për t’u bërë mirë, duhej të përfshihej me botën e jashtme duke iu përkushtuar punës dhe marrëdhënieve njerëzore.

Problemi më i madh ishte se, kur u miratua Ligji 180, të sëmurët mendorë u gjendën të katapultuar në një botë që nuk e njihnin dhe mbi të gjitha brenda një konteksti kulturor dhe shoqëror që nuk ishte akoma gati për t’i mirëpritur ata.

Terapitë konjuktive të sjelljes shoqërohen shpesh me aktivitete rikrijuese të lojërave që ndihmojnë pacientin të dalë nga universi i tij i rëndë. Në territorin kombëtar ka dhjetëra kompani teatrale që përpiqen të përdorin trillime skenike si një vend shërimi, hapësirë dhe kohë për të gjetur një mënyrë që fantazmat e mendjes të mbeten në skenë dhe të lënë jetën e përditshme.

Gjithashtu është e rëndësishme përvetësimi i sferës së punës: mësimi i një personi të sëmurë për të gatuar, riparuar mobilje ose për të ndërtuar objekte është hapi më i rëndësishëm gjithëpërfshirës drejt daljes nga vrima e zezë e shqetësimit mendor.

Basaglia, 40 vjet më parë,e kuptoi këtë dhe pasardhësit e tij duke ndjekur të ashtuquajturën Antipsikiatri (rryma anglo-saksone e mendimit, së cilës i ishte bashkuar Basaglia) përpiqen të punojnë duke edukuar komunitetet terapeutike. Në fakt, nuk është e mjaftueshme për të kuruar të sëmurët, por është e nevojshme të operohet në një nivel terapeutik në kontekstin social në të cilin jeton personi, qoftë ajo familja, vendi i punës apo shkolla. Edukimi i shoqërisë për të qasur shqetësimet psikike ishte utopia e Basaglias duke pasur parasysh që, për momentin, sëmundja mendore ende shihet me mosbesim dhe frikë pasi nuk kuptohet. Franco Basaglia pëlqente të kujtonte: “Çmenduria është gjendje njerëzore. Tek ne, çmenduria ekziston dhe është e pranishme siç është arsyeja. Problemi është se shoqëria, për ta quajtur veten të civilizuar, në vend të pranojë po aq arsyen sa edhe çmendurinë, udhëzon një shkencë “Psikiatrinë” ta përkthejë çmendurinë në sëmundje, në mënyrë që ta eliminojë atë. Azili kështu ka arsyet e tij për të ekzistuar.

Po kush është Franco Basaglia?

Franco Basaglia (11 mars 1924 – 29 gusht 1980) ishte një psikiatër italian, neurolog, profesor i cili propozoi çmontimin e spitaleve psikiatrike, pionierë të konceptit modern të shëndetit mendor, reformator italian i psikiatrisë, figurë dhe themelues i Psikiatrisë Demokratike, arkitekt dhe ithtari kryesor i Ligjit 180 i cili shfuqizoi spitalet mendore në Itali. Ai konsiderohet të jetë psikiatri më me ndikim italian i shekullit të 20-të.

Çfarë është ligji 180?

Ligji 180 njihet si “Ligji i Basaglias” nga emri i promovuesit të tij. Parlamenti i Italisë miratoi Ligjin 180 në 13 maj 1978 dhe filloi në këtë mënyrë çmontimin gradual të spitaleve psikiatrike. Zbatimi i ligjit të reformës psikiatrike u realizua në vitin 1998 i cili shënoi fundin e sistemit të spitalit psikiatrik shtetëror në Itali. Ligji ka pasur ndikim në të gjithë botën, pasi qarqet e tjera morën gjerësisht modelin italian. Ishte Psikiatria Demokratike e cila ishte thelbësore në lindjen e ligjit të reformave të vitit 1978.

Vetë ligji zgjati deri më 23 dhjetor 1978. Pastaj, artikujt e tij u përfshinë, me shumë pak ndryshime, në një ligj më të gjerë që prezantoi Sistemin Sanitar Kombëtar.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here