Frika nga përdorimi i lenteve, përmban një bakter që çon në verbim

Një bakter i lidhur me verbërinë ka rezultuar të jetë rezistent ndaj pastruesve të lenteve. Agjencia “Daily Mail” raporton se më shumë se 6000 njerëz në Britaninë e Madhe vuajnë nga një infeksion bakteral që shkakton acarim të kornesë (cipës së syrit) dhe që mund të çojë në humbje shkimi. Personat që rezultojnë më të rrezikuar nga një gjë e tillë janë pikërisht ata që përdorin lente.

lentetKërkuesit në Universitetin e Liverpulit kanë zbuluar se ky bakter i cili shoqërohet me infeksione të rënda, mbijetojnë gjatë tek solucionet dezinfektuese të lenteve të kontaktit. Ata bënë prova dhe panë se shumica e baktereve të dëmshme ngordhnin brenda dhjetë minutash nga solucionet dezinfektuese të lenteve. Por njëri prej tyre, i cili shkakton forma të rënda të keratitit, ishte i aftë të mbijetonte për më shumë se katër orë. Shkencëtarët tashmë po kërkojnë nga prodhuesit e këtyre lëngjeve që të testojnë produktet e tyre për ta vrarë bakterin P.aeruginosa, i cili shkakton dëme të pakthyeshme në sy deri në verbim.

Ata gjithashtu këshillojnë njerëzit që të mos i mbajnë lentet më shumë se sa është e lejueshme, të mbajnë higjienë të mirë dhe të mos i mbajnë gjatë natës. Një ide e mirë, sipas tyre, do të ishte që blerja e lenteve të bëhej në dyqanet e specializuara dhe jo në internet.

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet