Frutat e thata, na bëjnë apo jo mirë?

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Arrat, bajamet, lajthitë, stikat janë ushqime të ccmuara për të gjithë. Ato përmbajnë sasi të medha acidesh lyrore që trupi ynë nuk i prodhon dot. Këto acide lyrore esenciale janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e sistemit nervor dhe për zemrën.

arraKëshillë: konsumi i përditshëm i frutave të thata lidhet me jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme! Arrat veccanërisht janë të pasura në melatoninë, një hormon që rregullon ciklin e gjumit.

Kujdes: personat që kanë acid urik të lartë në gjak, duhet t’i evitojnë frutat e thata!

Ide gatimi: përdorini gjerësisht në sallata, fruta, kos dhe midis vakteve kryesore. Kujdesuni të jenë të freskëta dhe të ruajtura mirë pasi janë delikate ndaj oksidimit! Nëse keni durim t’i qëroni vetë, jeni vërtet të fituar!

Vetëm se… nëse doni të përfitoni maksimumin nga frutat e thata, si dhe farat, duhet t’i konsumoni të papjekura, sa më të reja dhe të ruajtura me kushtet e përshtatshme! E keqja e këtyre ushqimeve është se janë shumë të prirura të myken. Myku është një ndër armiqtë më të rrezikshëm të shëndetin tonë prandaj, bëni kujdes kur zgjidhni frutat e thata dhe farat, nëse shihni shenja myku mos i blini dhe mos i hani!

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe