Frutat më të mira për tretjen

Blerina Bombaj, dietologe

Alergjitë dhe sëmundje te ndryshme i bëjnë zorrët tona delikate dhe tretja vështirësohet. Por, një shëndet i mirë fillon pikërisht nga zorrët. Disa fruta përmbajnë sheqer i cili asimilohet shumë lehtë në gjak, ndërsa disa të tjera përmbajnë formë sheqeri i cili fermentohet dhe shkakton gazra që akumulohen në zorrë.frutaj

Kjo situatë e përkeqëson gjendjen e mureve të zorrëve të cilat mund të jenë të acaruara nga situata të ndryshme shëndetësore, si alergjitë apo viruset. Raporti i fruktozës me glukozën në një frut si dhe përqendrimi i fibrave në to përcakton sasinë e asimilueshme të sheqerit. Sa më i madh raporti glukozë/fruktozë, aq më miqësore janë frutat me aparatin tretës.

Frutat më miqësore për zorrët delikate apo të acaruara

  • rrushi i bardhë
  • luleshtrydhet
  • mjedrat
  • boronicat
  • ananasi
  • portokalli

Frutat më të ashpra** për zorrë të irrituara (por më të mirat për kapsllëkun)

  • kumbullat vishnje
  • dardhët
  • qershitë e ëmbla
  • pjeshkat
  • mollët

*Nëse vuani nga diarreja, lëngu i rrushit të bardhë është shumë i përshtatshëm pasi përmban glukozë/fruktozë në raport të barabartë. Përmbajtja e lartë e frutave në glukozë ndihmon asimilimin e tij dhe shumë pak mbetet të fermentohet. Lëngu i rrushit të bardhë përmban shumë pak sorbitol dhe kjo gjithashtu ndihmon kur zorrët janë të acaruara.

**Arsyeja përse këto fruta i quajmë më pak miqësore është për faktin se ato kanë një raport më të madh të fruktozë/glukozës, përmbajnë më shumë fibra si dhe përmbajnë më shumë sorbitol (një irritues i zorrëve). Nëse vuani nga zorrë të acaruara, këto fruta duhet t’i evitoni. Nëse vuani nga kapsllëku apo zorrë dembele, atëherë mund të përfitoni nga këto fruta.

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi