Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”
Kompionati Kombëtar i Notit për Veteranë mblodhi këtë fundjavë në një garë plot emocion kampionët shqiptarë të notit ndër vite.
Eventi u zhvillua në ambjentet e “Te Stela Sport Center” dhe morën pjesë emrat më të shquar të notit shqiptarë, si: Enver Muriqi, Fatmir Kërçiku, Kol Shiroka, Agim Muriqi, Met Kikri, Artan Zhupa, Sulejman Poda, Ehmin Lishi, Mehdi Muriqi, Feim Alliu etj.
Të pranishëm në këtë event ishin edhe kryetari i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, i cili përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të sportistëve, si dhe Vjollca Hazisllari, sekretare e garave të notit.
“Te Stela Sport Center” është kthyer tashmë në një pishinë “kombëtare” ku zhvillohet çdo aktivitet i mundshëm përsa i përket sportit të notit. Vjollca Hazisllari (sekretare e garave të notit) e pyetur se pse zgjidhet gjithmonë Stela, u shpreh: “Stela është zgjedhur, sepse është i vetmi impiant me pishinat më të kompletuara. Higjiena këtu është maksimale, pastaj parametrat sportive të pishinës, qoftë me thellësinë, qoftë me gjatësinë apo numrin e korsive janë më bashkohoret në vend.”
Legjenda e notit shkodran, profesor Enver Muriqi (mjeshtër i merituar i sportit) vazhdon ta “sfidoj” ujin, edhe pse 83 vjeç. Ai konkurroi në 50 m shpinë dhe 50 bretkosë, ndërkohë që i bën thirrje të rinjve që të aktivizohen me sport nëse duan një trup të shëndetshëm.
“Unë jam 83 vjeç sot. E kam filluar notin qysh në 47 me fëmijët dhe vazhdoj akoma të notoj. U bëj thirrje të gjithë të rinjve nëse doni një trup të shëndetshëm merruni me not.”
Mehdi Muriqi është një tjetër kampion, i cili garoi thuajse në të gjitha disiplinat (50 m shpinë, 50 m delfin, 100 m MIX (4×25). “Kam marrë pjesë vazhdimisht në këto aktivitete dhe dua ta përgëzoj Federatën, pasi përveçse na jep mundësisë të stërvitemi, takohemi dhe me shokët”. Ai nuk ngurron t’i bëjë thirrje dhe të rinjve, të cilët më zhvillimin e teknologjive dhe internetit bëjnë një jetë pasive.
“Sporti është vetë jeta, edhe ne që jemi në këtë moshë po aktivizon, jo më të rinj. Rrini sa më larg kompjuterave e internetit dhe merruni me një sport.”
Met Kikri, kampjon i Teutës, përshëndeti aktivitetin duke e cilësuar si një gjë mjaft të bukur, ndërkohë që i fton të gjithë të rinjtë të “përqafojnë” sportin e notit, pasi është një ndër sportet më të bukura.
Rezultatet e arritura në këtë kampionat janë:
50 m ST.LIRË
- Fatmir Kërçiku (Teuta) 1958 (55 – 60) 43’’. 85
- Kol Shiroka (Vllaznia) 1966 (50 – 55) 43’’.17
50 m BRETKOSË
- Mehdi Muriqi ( Vllaznia) 1934 (80 – 85) 42’’.50
- Enver Muriqi (Vllaznia) 1934 (80 – 85) 1’16’’.44
- Agim Muriqi (Vllaznia) 1968 (45 – 50) 51’’.20
- Met Kikri (Teuta) 1958 (55 – 60) 45’’. 75
50 m SHPINË
- Emin Lishi (Partizani) 1945 (70 – 75) 51’’.36
- Met Kikri (Teuta) 1958 (55 – 60) 47’’.28
- Fatmir Kërçiku (Teuta) 1958 (55 – 60) 57’’.50
- Enver Muriqi (Vllaznia) 1934 (80 – 85) 1’.10’’.30
- Kol Shiroka (Vllaznia) 1966 (50 – 55) 46’’.30
- Mehdi Muriqi (Vllaznia) 1960 (55 – 60) 49’’.25
25 me DELFIN
- Artan Zhupa (Teuta) 1963 (50 – 55) 19’’.65
- Feim Alliu ( Teuta) 1951 (60 – 65) 23’’.25
50 m DELFIN
- Artan Zhupa (Teuta) 1963 (50 – 55) 41’’.73
- Fatmir Kërçiku (Teuta) 1985 (55 – 60) 53’’.87
100 m MIX (4×25)
- Met Kikri (Teuta) 1958 (55 – 60) 13’’’39
- Mehdi Muriqi (Vllaznia) 1960 (55 – 60) 1’.42’’.00
100 m SHPINË
- Sulejman Poda (Tirana) 1942 (70 – 75) 3’.07’’.78




