Kryefaqja Shendeti a-z S Fundi i epidemisë së HIV AIDS mund të jetë i afërt

Fundi i epidemisë së HIV AIDS mund të jetë i afërt

0
Shpërndaje

Fundi i epidemisë së HIV AIDS mund të jetë i afërt. Një studim i fundit ka zbuluar se përmes mjekimeve antiretroviral është bërë i mundur frenimi plotësisht i infeksionit të HIV tek meshkujt, duke zeruar kështu shanset për të infektuar partneret e tyre.

Suksesi i ilaçeve do të thotë se, nëse të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje janë trajtuar plotësisht, atëherë nuk do të ketë më përhapje të virusit.

Studimi zbuloi se, mes pothuajse 1.000 çifteve meshkuj në të gjithë Europën, te të cilët njëri prej partnerëve kishte marrë trajtim për të suprimuar HIV-in, nuk pati raste infektimi as përmes marrëdhënieve intime të pambrojtura.

Ndonëse 15 meshkuj ishin infektuar me HIV gjatë studimit 8-vjeçar, testet e ADN-së treguan se ata kishin pasur kontakte me persona të tjerë përveç partnerit, të cilët nuk kanë qenë me mjekim.

“Gjetjet e këtij studimi sigurojnë të dhëna bindëse për homoseksualët se rreziku i transmetimit të HIV pas terapisë antiretroviral është zero. Gjetjet tona mbështesin mesazhin e fushatës ndërkombëtare U=U. Ky mesazh i fuqishëm mund të ndihmojë t’i japim fund epidemisë së HIV duke parandaluar transmetimin e virusit, dhe duke ndaluar stigmën dhe diskriminimin me të cilat përballet shumë njerëz me HIV.

Studimet e mëparshme kanë dëshmuar gjithashtu se trajtimi mbron çiftet heteroseksuale, në rastet kur një partner është i prekur nga HIV-i.

Burimi: Guardian / JoTabu.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here