Fuqia e specit djegës – për qetësimin e dhimbjeve të artritit dhe rënien në peshë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Lehtëson dhimbjet e migrenës

Nëpër farmaci shiten spray me përmbajtje të specit djegës të cilët mund të lehtësojnë dhimbjet e migrenës. Ata kanë një formulë të veçantë të kapsaicinës, një pjesë përbërëse e specit që mban farat. Gjatë testimit të këtij spray, rezultoi që 7 në 10 njerëz me dhimbje të forta të kokës patën lehtësime të dhimbjeve.

Zgjat jetën

Ha spec djegës dhe do të jetosh më gjatë. Një studim afatgjatë ka treguar se njerëzit që konsumojnë të paktën 1 spec të kuq djegës, të freskët apo të thatë, në muaj për 20 vite kanë gjasa më të ulëta për të pasur një vdekje të parakohshme. Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh falë vlerave ushqyese që përmbajnë specat djegës dhe fuqia e tyre për të luftuar inflamacionin dhe obezitetin.

Pastron hundët e bllokuara

Ju janë bllokuar hundët dhe teshtini shpesh, por nga ana tjetër nuk jeni ftohur, nuk keni ndonjë alergji apo nuk pini duhan. Në gjuhën mjekësore kjo gjendje quhet rinit jo-alergjik. Nëse keni këto simptoma, atëherë aroma e specit të kuq djegës mund t’ju ndihmojë.

Përshpejton metabolizmin

Përshpejtimi i metabolizmit ndihmon në rënien në peshë. Kapsaicina, përbërësi pas kësaj erëze pikante, përshpjeton procesin e ngrohjes dhe djersitjes në trup. Ky përbërës aktivizon gjithashtu një sensor të neuronit, i quajtur TRPV1, që parandalon zhvillimin e dhjamit dhe kontrollon oreksin.

Lehtëson dhimbjet e artritit

Kapsaicina është një nga përbërësit kryesorë në shumë kremra, locione dhe produkte që përdoren për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe fibromialgjia. Studime të tjera kanë treguar se kapsaicina funksionon më mirë nëse përdoret së bashku me ilaçe të tjera për lehtësimin e dhimbjeve.

Lufton kancerin

Testet laboratorike kanë treguar se kapsaicina mund të vrasë qelizat që lidhen me më shumë se 40 lloje kanceri, përfshirë kancerin e zorrës, mëlçisë, mushkërisë dhe pankreasit, si dhe leuceminë. Ky përbërës kimik ndryshon mënyrën e veprimit të gjeneve të lidhura me qelizat kancerogjene , duke parandaluar zhvillimin e tyre.

Konservon ushqimet

Specat djegës janë antimikrobiale natyrale. Ato mund të vrasin mirkobet dhe mikroorganizmat  e tjerë në ushqimet e konservuara ose të paketuara. Kompanitë ushqimore por testojnë nëse ekstraktet e specit djegës mund të jenë një zgjedhje më e mirë se konservuesit artificialë.

Forcon imunitetin

Specat djegës janë të pasur me një sërë lëndësh ushqyese të rëndësishme për trupin e njeriut. Ato janë të pasura në vitaminë C, A, B dhe E. Disa studime kanë treguar se kapsaicina vepron si një antioksidues që mbron qelizat dhe parandalon inflamacionin.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet