Furçat e dhëmbëve, burim i vërtetë bakteresh

Zgavra e gojës është shtëpia e qindra llojeve mikroorganizmash të ndryshme, të cilat mund të transferohen në furçën e dhëmbëve gjatë përdorimit. Shumica e furçave të dhëmbëve ruhen në banjo dhe kjo i vë ato më në dukje të mikroorganizmave gastrointestinale. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Mançesterit në Britani, rezultoi se në furçën e dhëmbëve mund të gjendeshin rreth 100 milionë baktere, duke përfshirë mikrobet fekale si E.coli.

furce dhembeshNëse e vrisni mendjen shpesh nga mund t’ju ketë ardhur një infeksion i caktuar, ka shumë gjasa ta keni marrë nga furça e dhëmbëve. Për këtë arsye duhet të keni kujdes të veçantë për higjienën orale dhe higjienën e përgjithshme.

Këshilla për ta mbajtur furçën e dhëmbëve sa më të pastër:

  • Shpëlajeni furçën e dhëmbëve sa herë e përdorni me ujë të rrjedhshëm, mos përdorni solucione për ta larë atë.
  • Lëreni furçën të thahet vetë në temperaturën e ajrit.
  • Mos përdorni furçë dhëmbësh të mbuluar (me mbajtësen e saj plastike), sepse bakteret zhvillohen më shumë aty.
  • Mbajeni furçën në një gotë me kokë lart.
  • Mos e mbani furçën në tualet, mbajeni në dhomën e gjumit.
  • Mos përdorni asnjëherë furçën e dikujt tjetër.
  • Ndryshoni furçën e dhëmbëve çdo 2-3 muaj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

KE publikon progres raportin: Shqipëria të rrisë burimet financiare dhe njerëzore për sektorin e shëndetësisë
Falsifikuan dokumente për të përfituar para nga fondi i barnave të rimbursueshme, disa të arrestuar!
7 gabime që bëni në mëngjes, të cilat dëmtojnë zorrët
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes, AI nuk mund të zëvendësojë mjekun!
Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në Fier
Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor
3 ushqime që shkaktojnë dhimbje koke