Fushë Krujë/ 28-vjecares paraplegjike i hiqet statusi i invaliditetit. Familja Dyrmishi apelon për ndihmë

Nga Mark Brunga

Familja e Mehmet Dyrmishit nga fshati Gramëz të Fushë Krujës bën apel për ndihmë. Ata kanë një vajzë 28-vjecare që ka 1 vit e gjysmë që i është hequr statusi i paraplegjikes nga kempi epror në Tiranë.

Prej 8 vitesh ajo është trajtuar me një shumë prej 16 mijë lekësh në muaj, ndërsa prej 1 viti e gjysmë i është hequr ndihma e invaliditetit me pretekstin se është në rregull pasi mund të lëvizë.

Matilda ka vuajtur ka epilepsia që në moshën 6-muajshe. Me kalimin e viteve sëmundja ka përparuar, duke i shkaktuar çrregullime mendore. Tani ajo nuk është e mundur as të ushqehet vetë, por vetëm me ndihmën e prindërve.

Çdo veprim ajo e bën pa asnjë lloj vetëdije, prandaj duhet të jetë vazhdimisht nën kujdesin dhe vëzhgimin e familjarëve.

I ati Mehmeti tregon se nuk ka lënë derë pa trokitur por nuk ka gjetur asnjë zgjidhje. Familja e tij jeton në një banesë të rrënuar dhe nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për ta kthyer ne kushte normale. Ata e mbajnë frymën gjallë vetëm me 10 mijë lekët që merr nëna e 28-vjeçares për kujdesin e saj.

Të zhytur në dëshpërim nga gjendja shëndetësore e vajzës, varfëria ekstreme, tani edhe heqja e asaj ndihme të vogël që merrnin për vajzën, prindërit e saj apelojnë për ndihmë që të paktën të marrin atë që u takon.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak