Gabimet që bëni gjatë depilimit të këmbëve me brisk

E realizoni shumë shpejt këtë proces, i cili sigurisht do kohë: është e kuptueshme që koha e kufizuar na detyron të gjithëve të nxitojmë, por duhet të dini se ekspertët këshillojnë të qëndroni 15 minuta në dush para depilimit të këmbëve me brisk. Kjo do t’i zbutë qimet duke bërë më të lehtë heqjen e tyre.

leg shavingËshtë gjëja e parë që bëni në mëngjes: nëse këtë proces e realizoni në darkë, para se të flini, të nesërmen do të keni këmbë më të buta.

Përdorimi i  briskut në lëkurë të thatë nuk këshillohet: aplikoni mbi këmbë hidratues dhe do e kryeni më lehtë këtë proces. Edhe nëse aplikoni zbutës flokësh, është një zgjidhje e mirë. Evitoni aplikimin e sapunit.

Përdorimi i briskut me një teh mund t’ju shkaktojë probleme: mund të përdorni brisk me 4-5 tehe, pasi do të keni këmbë të lëmuara, thotë dermatologu Neal Shultz.

Mos e përdorni për një kohë të gjatë një brisk: mund të keni blerë një brisk të mirë, por kjo nuk do të thotë që duhet ta përdorni për shumë kohë (5-10 herë). Nëse i përdorni më gjatë, mund t’ju shkaktojnë probleme me lëkurën (skuqje, infeksione).

Duhet ta përdorni briskun në drejtimin e kundërt:  është mënyrë më e sigurt për t’i hequr të gjitha qimet.

Mos përdorni brisk për meshkuj: shumë femra mendojnë se është efektiv, por gabohen.

Parandaloni rritjen e qimeve brenda lëkurës duke u kujdesur që direkt pas depilimit të bëni dush dhe të aplikoni krem zbutës mbi lëkurë./Marie Claire/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer