Gabimet që nuk duhet të bëni në tharjen e flokëve

Flokët mos i thani me ajër shumë të nxehtë, por të ngrohtë.

tharje flokeshTharësen mbajeni 20 cm larg flokëve.

Për flokë të holla, fryrja e ajrit të vendoset në minimum.

Flokët thajini në tufëza, nga rrënja drejt majave.

Tharësen mos e mbani në një vend, por lëvizeni gjatë gjithë kohës së tharjes.

Kur nxitoni dhe duhet të thani flokët sa më shpejt, vendoseni tharësen në shpejtësi maksimale, por mos e rrisni temperaturën e ajrit.

Patjetër përdorni një produkt mbrojtës kundër të nxehtit.

Mos i thani flokët menjëherë pas larjes. Më ideale është të thahen flokët 15 minuta pas larjes.

Me anë të ‘difuzorit’ mundë të parandaloni djegien e majave të flokut.

Pas tharjes, praktikoni ajrin e ftohtë dhe flokët do të bëhen më elastike.

Flokët thajini plotësisht që të largoni lagështinë nga flokët. Mund t’i kontrolloni duke i vendosur flokët në dorë dhe, nëse janë të nxehta, mund të ndaloni me tharje, por nëse në prekje janë të ftohta, tharja nuk ka përfunduar.

Kaçurrelat thajini me ‘difuzor’ dhe shtypni flokët sa më afër kupës së kokës, përsëritni këtë procedurë derisa flokët të thahen plotësisht./Përgatiti për “Shëndet+: Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave